ProMedia automatizon marrëdhënien midis klientit dhe medias në planin e transmetimeve publicitare.
Mundëson saktësimin dhe detajimin e shërbimit të transmetimit të publicitetit në mënyrë shumë të lehtë duke përcaktuar: afatet, oraret, tarifat, mediaplanet, listat e transmetimit, raportet e transmetimeve të suksesshme, vlerat e faturimit etj.
Shkurton kohën e përgatitjes së mediaplaneve, kalkulon automatikisht totalet e kohës së transmetimit.
Eliminon mbivendosjet e transmetimeve publicitare, organizon lehtësisht blloqet e transmetimeve publicitare.
Analizon dhe raporton për kohën e transmetimit të publicitetit, numrin e spoteve publicitare.
Kalkulon dhe raporton të ardhurat e detajuara për çdo program, fashë orare apo bllok publicitar.
Ul ndjeshëm kohën e nevojshme për menaxhimin e këtij proçesi.
Rrit transparencën dhe monitorimin e procesit nga administruesit.
Inventarizimi i kohës televizive në kohë reale ju ndihmon në marrjen e vendimeve që rrisin ndjeshëm të ardhurat.